2365 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 August 2018
  • SHARE
  • PRINT

Serbia të distancohet nga praktikat e politikave të Millosheviqit

Prishtinë, 13 Gusht 2018 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjët Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë ka konfirmuar sot në orët e pasditës edhe një rast tjetër të ndalimit dhe arrestimit të një bashkëkombasi, përderisa ai ka qenë duke kaluar nëpër teritorin e Serbisë.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga Zyra Ndëlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd, personi në fjalë është ndaluar për veprat penale, që janë në kundërshtim me Ligjin penal të ish-RSJ-së Neni 125 i ndërlidhur me Nenin 139 (i dyshuar për veprën penale për terrorizëm), aktakuzë kjo e ngjashme si edhe për raste të tjera ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës që nga periudha e Luftës.

Ndalimet dhe arresimet e vazhdueshme të shtetasve të Republikës së Kosovës nga shteti fiqnj mund të vlerësohen si një gjueti shtrigash nga autoritetet e këtij shteti dhe praktika të politikave të Millosheviqit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës thërret fqinjin verior, që urgjentisht të ndalë ketrajtimet, malltretimet dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës, që në kohën e pushimeve po e shtryzëojnë shtetin fqinj si rrugë tranzite.

Ministria e Punëve të Jashtme edhe njëherë thërret Bashkimin Evropian, shtetet e Kuintit dhe komunitetin ndërkombëtarë që urgjentisht t’i tërheqin vërejtjen shtetit fqinj ndaj sjelljeve të tilla dhe kërkon me ngulm lirimin e menjëhershëm të tij.

Foto Galeria