2369 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 08 August 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli: Përkrahja e Çekisë tejet e rëndësishme për Kosovën

Prishtinë, 8 Gusht 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, priti në një takim të rregullt pune Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, z. Ivo Šilhavý.

 

Në kuadër të këtij takimi, kryediplomati kosovar, Pacolli, dhe Ambasadori çek, Šilhavý, diskutuan zhvillimet e gjithmbarshme politike në Kosovë, rajon dhe me gjerë, ndërkohë që vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përkushtimit dhe vullnetit të dyanshëm ndër-shtetëror për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.

 

Mbështetja e mëtutjeshme e Republikës së Çekisë drejt proceseve të integrimit në strukturat euro-atlantike; liberalizimit të vizave; integrimit dhe anëtarësimit të vendit në Organizata Ndërkombëtarë ishin disa nga temat tjera të bashkëbisedimit, për të cilat Ministri i Jashtëm Pacolli ka vlerësuar se përkrahja e Republikës së Çekisë është tejet e rëndësishme

Foto Galeria