2370 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 07 August 2018
  • SHARE
  • PRINT

Kosova mbështet integritetin teritorial të Mbretërisë së Marokut

Republika e Kosovës shpreh mbështetjen e saj të fuqishme ndaj integritetit teritorial dhe sovranitetit të Mbretërisë së Marokut në përputhje me marrëdhëniet tradicionalisht miqësore midis dy vendeve tona.

Kosova përkrahë përpjekjet e Qeverisë së Marokut për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme për statusin e Provincës Jugore, që respekton integritetin territorial të Marokut dhe fuqizon stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.

Kosova mbështet plotësisht të gjitha negociatat dhe përpjekjet për zgjidhje paqësore, të qëndrueshme dhe diplomatike për çdo konflikt, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Foto Galeria