2371 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 06 August 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli emëroi dy anëtarët përfaqësues të Republikës së Kosovës në Komisionin e Venedikut

Prishtinë, 6 gusht 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve te Jashtme, Z. Behgjet Pacolli, në një takim të zhvilluar, ka kumtuar vendimin për emërimin e dy anëtarëve përfaqësues të Republikës së Kosovës në Komisionin Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venedikut), i cili është mekanizëm në kuadër të Këshillit të Evropës

Gjatë takimit, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Z. Pacolli, i kërkoi anëtarëve të sapoemëruar angazhim maksimal dhe përfaqësim sa më dinjitoz në Komisionin e Venedikut, kurse Profesor Qerimi dhe Morina, u zotuan për një punë dhe përfaqësim profesional të Republikës së Kosovës në këtë mekanizëm, me synimin e përmirësimit të rendit juridik, nivelit të demokracisë dhe forcimit të pozicionit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. 

Foto Galeria