2375 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 30 July 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli i dërgon telegram ngushëllimi familjes Sylaj

Prishtinë, 30 Korrik 3018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Sylaj, pas ndarjes nga jeta të Zyrtarit të Lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për Publikime, z. Ragip Sylaj.

 

“Me pikëllim të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Zyrtarit të Lartë të MPJ-së dhe kolegut tonë të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe shumë të respektuar tashmë të ndjerë, z.Ragip Sylaj. Daja, siç e quanin kolegët e miqtë e tij të afërt do të përkujtohet gjithmonë si një njeri me virtyte të larta njerezore. I heshtur, i qetë, me plot energji pozitive dhe gjithmonë me humor të këndshëm.
Puna dhe veprat e tij si gazetarë i dëshmuar, shkrimtarë i veçantë dhe punonjës i dalluar do të mbesin frymëzim dhe shembull për të tjerët. Zoti e shpërbleftë me Parajsë Shpirtin e Tij. Ngushëllimet më të thella Familjes Sylaj, të të afërmëve dhe kolegëve nga Ministria”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.

Foto Galeria