2380 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 24 July 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli i dërgoi letër solidarizimi homologut grek Nikos Kotzias, Kosova e gatshme për ta ndihmuar Greqinë në situatën e krijuar pas zjarreve

Prishtinë, 24 korrik 2018 – Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërguar një letër solidarizimi homologut grek Nikos Kotzias, pas tragjedisë nga zjarret që ka përfshirë Athinën.

Me këtë rast, Pacolli ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe Qeverinë greke.

 

Po ashtu, në letër, Ministri Pacolli ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për t’i dal në ndihmë Qeverisë dhe popullit grek në këto momente të vështira.

Foto Galeria