2386 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 20 July 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri i Jashtëm Gjergj Deda vizitë zyrtare në Itali, kërkon thëllimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Bari, 20 korrik 2018 - Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Gjergj Deda ka zhvilluar një vizitën zyrtare në Itali, konkretisht në provincën Puglia.


Me këtë rast Deda u prit nga kryetari i Barit, njëkohësisht edhe kryetar i Asociacionit të të gjitha komunave te Italisë, (rreth 8000 komuna), Antonio De Caro si dhe nga Massimo Posca, nënkryetar i Barit si dhe autoritete tjera italiane dhe diplomatë të akredituar në Bari.

Me këtë rast zëvendësministri Deda, ka njoftuar autoritete italiane me zhvillimet në Kosovë dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të Italisë me Kosovën në planin politik, ekonomik, arsim, shëndetësi, kulture dhe sport.

 

Nga ana tjetër autoritetet italiane shprehen gatishmërinë e tyre për ta ftuar Kosovën në panairin ndërkombëtar i cili do të mbahet në muajin shtator në Bari, ku Kosova do të ketë tendën e vetë por edhe do të organizohet në një konferencë të prezantimit të produkteve dhe kompanive kosovare.

 

Deda po ashtu ka arritur edhe disa projekt marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi, të cilat do të bëhen publike në ditët në vijim.

 

Foto Galeria