2391 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 18 July 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Hoti priti në takim sekretarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, Mahmuti Skënderi

Prishtinë, 18 korrik 2018 - Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Besnik Hoti i shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i MPJ-së, Albert Prenkaj dhe drejtori i Departamentit për Diplomaci Ekonomike, Guner Ureyar, ka pritur në takim sekretarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane dhe përfaqësuesin e Odës Ekonomike Amerikë-Izrael me seli në Çikago, Mahmuti Skënderin

 

Zëvendësministri Hoti shpalosi një varg projektesh dhe mundësi që Oda Ekonomike Amerikë-Izrael mund të i realizoj në Kosovë. Ndërsa në anën tjetër Skënderi paralajmëroj që shumë shpjet një grup investitorësh do të vij në Kosovë, për të parë nga afër zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe mundësit për investime.

 

Zëvendësministri Hoti e shoqëroj në takimet e ndryshme në Institucionet e Kosovës, në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë dhe takimet me afariste kosovarë.

 

Foto Galeria