2392 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 18 July 2018
  • SHARE
  • PRINT

Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Fitim Sadiku, takoi zyrtaren e lartë gjermane, Kerstin Zielosko-Labonte, diskutohet për bashkëpunimin reciprok

Prishtinë, 18 korrik 2018 - Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fitim Sadiku, ka pritur në një takim, Kerstin Zielosko-Labonte, Zyrtare e Lartë nga Ministria e Kulturës dhe Sportit e Baden Wurttemberg-ut.

 

Gjatë këtij takimi, Znj. Kerstin Zielosko Labonte paraqiti pritjet nga vizita në Kosovë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, si dhe e njoftoi Sekretarin Sadiku për takimet që ajo kishte në Kosovë, duke veçuar atë me Kryeministrin Haradinaj.

 

Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm, Sadiku, e falënderoi zyrtaren gjermane për angazhimin e saj, përkushtimin për implementimin e projekteve në arsim, por edhe shfaqjen e interesimit për fushat tjera si kulturë, rini dhe investime në disa fusha tjera.

 

“Shteti mik i dëshmuar për Kosovën si Gjermania, është e përkushtuar, që në fushat specifike si arsimi, të sjell përvoja të reja edhe kapacitete të reja, kur dihet se arsimi është prioritet nacional i Kosovës dhe është baza e çdo zhvillimi të çdo shteti”, ka thënë Sadiku.

 

Në fund, ai falënderoi, znj. Kerstin Zielosko Labonte, për vizitën siç ka thënë tejet përmbajtjesore dhe gjithëpërfshirëse për thellimin e bashkëpunimit në arsim dhe fushat tjera me interes për qytetarët e Kosovës.

Foto Galeria