2394 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 17 July 2018
  • SHARE
  • PRINT

Kosova do të bëhet me status të anëtarit asociues në Organizatën e Frankofonisë

Paris, 17 Korrik 2018 - Në takimin e Komitetit ad hoc për anëtarësime pranë Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, të mbajtur sot në Paris, është arritur konsensusi për të rekomanduar avancimin e statusit të Kosovës nga anëtari vëzhgues në atë të anëtarit asociues.

 

Këtij konsensusi i janë bashkuar edhe shtete jo-njohëse, që patën shprehur rezerva, duke kërkuar sqarime shtesë mbi disa elemente të dosjes së Kosovës në takimin e kaluar të këtij komiteti.

 

Etapa e radhës është konfirmimi i ndryshimit të statusit në Samitin e Erevanit, në nivel të krerëve të shteteve.

 

Kjo konsiderohet një e arritur tjetër e Kosovës në marrëdhëniet me jashtë, respektivisht forcimin e subjektivitetit dhe integrimit ndërkombëtar.

Foto Galeria