2397 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 July 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Greqia po thellojnë bashkëpunimin, Forumi Ekonomik në mes dy vendeve në vjeshtë

Prishtinë, 13 Korrik 2018 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, priti në një takim kortezie Ambasadoren e re të Republikës helenike në Republikën e Kosovës, Chryssoula Aliferi.

 

Në kuadër të këtij takimi, Zëvendëskryeministri, Pacolli, e njoftoi mysafirën në lidhje me zhvillimet e politikës së brendshme si dhe prezantoi prioritet e politikës së jashtme të vendit, duke kërkuar në veçanti mbështetjen e shtetit grek sa i përket anëtarësimit në Organizata Ndërkombëtare.

 

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e mirë të marrëdhënieve në mes dy shteteve, duke shprehur përkushtimin reciprok për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik.

 

Mbi qëllimin e njëjtë është dakorduar që një Forum Ekonomik në mes Kosovës dhe Greqisë të mbahet në vjeshtë të këtij viti, i cili synon t\'i bashkojë udhëheqësit politik dhe ndërmarrësit e të dyja vendeve.​

 

Foto Galeria