2398 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 12 July 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Hoti: MPJ do të jetë në shërbim të komunave të Kosovës

Prishtinë, 12 korrik 2018 - Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Besnik Hoti i shoqëruar nga drejtori për Diplomaci Ekonomike, Guner Ureya kanë pritur në takim drejtorin e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Podujevës, Mirsad Kamerolli bashkë me shefin e sektorit për planifikim ekonomik, Ejup Babatinca në Komunën e Podujevës.

 

Zëvendësministri Hoti, ka prezantuar mundësitë për promovimin e komunave përmes diplomacisë ekonomike të Republikës së Kosovës. Hoti ka thënë që në 38 pika të botës janë funksionale misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, dhe se në misione janë caktuar edhe diplomatë të ngarkuar me fushën e diplomacisë ekonomike. Ai tha që Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës së bashku me të gjitha këto misione janë në dispozicion edhe për të promovimin e komunave, sidomos për promovimin e mundësive për investime në këto komuna.

 

Zëvendësministri Hoti po ashtu ka thënë që në kuadër të angazhimeve përfaqësuesit të Ministrisë së Punëve të Jashtme vazhdojnë të vizitojnë komunat me qëllim të idenfitikimit të mundësive të reja dhe fushat e bashkëpunimit ndërmjet komunave të Republikës së Kosovës me shtetet tjera.

 

Ndërsa drejtori i Departamentit për Diplomaci Ekonomike, Guner Ureya ka dhënë detaje rreth organizimin e diplomacisë ekonomike të vendit. Ai ka dhënë informacione për mundësitë rreth krijimit të marrëdhënieve të Komunës së Podujevës me qytetet e shteteve të tjera përmes diplomacisë së vendit.

 

Në takim është nënvizuar nevoja për prodhimin sa më shumë të materialeve promovuese nga komunat.

 

Në takim është biseduar edhe për nevojën për koordinim sa më të mirë të institucioneve qendrore dhe atyre lokale, sidomos për aktivitetet që ndërlidhen me aktorët jashtë vendit.

 

Në takim është pajtuar për intensifikimin e komunikimit të drejtorive për ekonomi të komunave me Departamentin për Diplomaci Ekonomike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, krejt me qëllim të arritjes së efikasitetit në marrëdhëniet me jashtë.

 

Foto Galeria