2402 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 09 July 2018
  • SHARE
  • PRINT

Pacolli në Samitin e Londrës, flet për rëndësinë e bashkëpunimit të rinisë dhe përmirësimin e perspektivës së tyre

Londër, 9 korrik 2018 – Zëvendës Kryeministri i Parë/Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po merr pjesë në samitin e radhës të “Procesit të Berlinit”, i cili po mbahet në Londër.

 

Në pjesën fillestare të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Pacolli ka marrë pjesë në panelin diskutues me shoqërinë civile, ku është diskutuar lidhur me përmirësimin e perspektivës së rinisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Në adresimin e tij ndaj pyetjeve të drejtuara nga përfaqësues të organizatave të ndryshme rinore nga Ballkani Perëndimor, Ministri Pacolli ka theksuar rëndësinë e forcimit të rinisë në vetvete dhe rëndësinë e bashkëpunimit të rinisë me institucionet qeveritare në adresimin e shqetësimeve të tyre drejt përmirësimit të perspektivës përmes krijimit të kushteve më të mira për edukim, punësim, etj.

 

Zëvendës Kryeministri, Pacolli, gjithashtu ka shprehur kënaqësinë e tij për dinamikën pozitive të rinisë kosovare dhe kontributin e saj në ndërtimin e vendit dhe lidhjeve të mëtutjeshme me njerëzit e rajonit dhe më gjerë.

 

“Përmes kreativitetit të saj, rinia kosovare duhet të vazhdoj të ndjek rrugën e saj dinamike dhe të mbaj gjallë shpresën dhe guximin për ndryshime pozitive. Ardhmëria është e tyre”, ka thënë ai.

 

Ministrat e Punëve të Jashtme në sesionet e pasdites do të diskutojnë për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal dhe çështjet bilaterale.

Foto Galeria