2405 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 06 July 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, viziton Italinë: do të pritet nga Presidenti Italian Mattarella dhe autoritete të tjera

Romë, 6 Korrik 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, do të qëndrojë sot dhe nesër për një vizitë pune në Republikën e Italisë.

 

Në kuadër të kësaj vizite kryediplomati kosovar, Pacolli, do të takohet me Presidentin italian, Sergio Mattarella, Presidentin e Konfederatës së Përgjithshme të Instrustrisë italiane, Vincenzo Boccia, si dhe personalitete të tjera italiane.

Qëllimi i vizitës së Ministrit të Jashtëm, Pacolli, në itali është ngritja në një nivel më të lartë të marrëdhënieve dypalëshe dhe inkurajimi dhe thirrja e bizneseve italiane, që të rrisin investimet e tyre në vendin tonë.

Foto Galeria