2406 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 05 July 2018
  • SHARE
  • PRINT

Deklaratë e Ministrit të Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, në lidhje me lajmet e rreme dhe propagandën serbe

Prishtinë, 5 Korrik 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, e vlerëson si vazhdim të propagandës destruktive, dezinformuese dhe dashakeqëse serbe pretendimin e Ministrit të Jashtëm të fqinjit tonë verior, Serbisë, Ivica Daçiç, për kisne lëvizje të qëndrimeve të shteteve të ndryshme përkitazi me njohjen e Kosovës.

 

“Qëllimi i vetëm i kësaj fushate është të kënaqë opinionin publik serb; të krijojë konfuzion në Kosovë dhe synojë huti në opinionin ndërkombëtarë në një kohë kur shteti serb duhet të ndërmarrë hapa konkret drejt shënimit të kufirit me shtetin e ri, mos e pengojë anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe të lëvizë drejt njohjes de jure nëpërmjet Marrëveshjes së Detyrueshme Ligjore. Guinea Bisau, Liberia, Gana dhe shtetet e tjera kanë qenë përgjigja dhe dëshmia më e mirë kundër propagandës së tij me lajme të rreme dhe pretendimeve për manipulime që nuk zgjedhin mjete”, ka thënë kryediplomati kosovar Pacolli.

“Letrat’ e prezantuara nga Daçiç nuk kanë as vulë as dëshmi tjetër, që ky dokument vjen nga shteti, të cilit i referohet. Të gjithë diplomatët dhe profesionistët e marrëdhënieve dhe së drejtës ndërkombëtare e dinë se cilat organe shtetërore dhe si merren vendimet për njohje të shteteve. Si bëhet komunikimi, shprehen apo përcillen qëndrimet e vendimet apo korrespodencat diplomatike. Andaj, kjo është dëshmi se “letrat” e Daçiç shkruhen dhe falsifikohen nga qarqet serbe ”, ka shtuar ministri i Jashtëm Pacolli.

Foto Galeria