2409 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 01 July 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli uron Ruandën për 56 vjetorin e ditës Kombëtare, i bën thirrje për ri-shqyrtimin e njohjes

Prishtinë, 1 Korrik 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ka uruar përfaqësuesit e Institucioneve dhe popullin e Ruandës në 56 vjetorin e ditës së tyre Kombëtare, duke i bërë thirrje për ri-shikimin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

 

“Përderisa Institucionet dhe populli i Ruandës po shënojnë 56 vjetorin e ditës së tyre Kombëtare dëshiroj t’i përcjellë urimet më të sinqerta për paqe të qëndrueshme, stabilitet afat-gjatë dhe mirëqenie për popullin. Ruanda ka bërë hapa të mëdhenj në zhvillimin e vendit dhe mbetet njëra nga ekonomitë që po rritet më së shpejti në Afrikën Qëndrore, me rritje të GDP-së rreth 8 për qind gjatë viteve të kaluara. Të dy popujt tanë kanë përjetuar tmerret më të rënda përgjatë historisë. Andaj, është koha, që në mes dy vendeve dhe popujve tanë të hapën urat e reja të bashkëpunimit dhe thërras përfaqësuesit e shtetit të Ruandës, që të ri-shqyrtojnë vendimin për njohjen sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryediplomati kosovar Pacolli.

Foto Galeria