2410 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 30 June 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli dënon sulmin e rëndë ndaj së përditshmes "Capital Gazette" në ShBA, ku u vranë 5 punonjës

Prishtinë, 30 Qershor 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ka dënuar ashpër sulmin e shëmtuar dhe qyqar, që ndodhi në kryeqytetin e shtetit të Maryland-it, në ShBA - Annapolis ndaj të së përditshmes "Capital Gazette", ku si pasojë u vranë pesë punonjës të kësaj të përditshme dhe u plagosën dy të tjerë.

 

"Lajmi për vrasjen e 5 punonjësve të së përditshmes "Capital Gazette" dhe plagosjes së dy të tjerëve përderisa ata ishin në vendin e punës ishte vërtetë shokues. Ky akt makabër ishte sulm ndaj Lirisë së Shprehjes, si një vlerë fundamentale e demokracisë. Familjarëve të viktimave, përfaqësuesve të Institucioneve dhe popullit amerikan i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të plagosurve shërim sa më të shpejtë", ka thënë kryediplomati kosovar Pacolli.

Foto Galeria