2412 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 29 June 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Kanadaja janë shtete mike dhe partnere, synojmë thellimin marrëdhënieve ekonomike

Prishtinë, 29 Qershor 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, priti në një takim Ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, i cili është Ambasador jo-rezident edhe në Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk.

Synimet e përbashkëta Institucionale për thellimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve në të gjitha fushat e interesit të përbashkët; rritja e mbështetjes kanadeze për anëtarësimin e vendit në struktura Euro-Atlantike dhe Organizata Ndërkombëtare si dhe investimet potenciale kanadeze në Kosovë, në veçanti në sektorin minerar ishin disa nga temat e diskutimit të këtij takimi.

“Përkrahja kanadeze për Kosovën ka qenë gjithmonë e pazëvendësueshme. Nga ndërhyrja e NATO-s, strehimi i refugjatëve kosovarë, kontributi në ruajtjen e paqes e deri tek shtet-ndërtimi dhe integrimi i vendit në strukturat ndërkombëtare. Tani është koha që t’i japim sinergji të reja bashkëpunimit dhe partneritetit në mes dy vendeve, në veçanti në fushën e investimeve ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës”, është shprehur kryediplomati kosovar Pacolli.

Foto Galeria