2413 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 29 June 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës Anton Berisha ka takuar në Mal të Zi, Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin

Podgoricë, 29 qershor 2018 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Anton Berisha, me ftesë të arqipeshkvit të Tivarit, mons. Rrok Gjonlleshaj, ka marrë pjesë në aktivitetet e Sekretarit të Shtetit te Vatikanit, Eminences se Tij, kardinalit Pietro Parolin, gjatë vizitës së Tij në Mal të Zi.


Me këtë rast, zëvendësministri Berisha ka marrë pjesë edhe në kremtimin e meshës së shenjtë. ‘’Pata nderin që me kardinalin Parolin të rikujtojmë takimin e parakohshëm me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ne Selinë e Shenjtë, si dhe premtimin për të lëvizur përpara në raportet ndërmjet Vatikanit dhe Republikës se Kosoves ‘’ ka thënë Berisha.

Foto Galeria