2414 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 27 June 2018
  • SHARE
  • PRINT

Pacolli takoi presidentin e Liberisë, George Weah, Liberia do të hap Ambasadë në Kosovë

Monrovia, 27 qershor 2018 – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, është pritur në një takim nga Presidenti i Liberisë, George Weah


Ministri i Jashtëm Pacolli ka konfirmuar se në takim me Presidentin e Liberisë kanë rënë dakord për hapjen e Ambasadës së Liberisë në Prishtinë, ndërsa, bashkpunimi ndërshtetëror të ngritet në nivelin më të lartë.

"Presidenti Weah theksoi qartë se Liberia si njëri ndër shtetet e para, që e ka njohur Kosovën, do të jetë fuqishëm në mbështetje të anëtarësimit të vendit tonë në organizata të rëndësishme botërore", ka thënë ministri Pacolli.

 

Sipas tij, Weah, i cili ka qenë dikur edhe fitues i Topit të Artë të Evropës, sa ka qenë lojtar i Milanit, u shpreh i gatshëm që bashkë me ekipin kombëtar të Liberisë të zhvillojë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

 

"Presidenti Weah i cili është edhe mik i vjet i imi, pranoi me kënaqësi ftesën për të vizituar Republikën e Kosovës", ka deklaruar Pacolli.

Foto Galeria