2416 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 25 June 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli nis turneun diplomatik në Afrikë, njohjet e reja dhe anëtarësimi në INTERPOL temat kryesore të vizitës

Prishtinë, 25 Qershor 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ka nisur turin e ri diplomatik në kontinentin afrikan, ku pritet të takohet me Presidentë, Ministra të Jashtëm dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të ndryshme nga ky kontinent.

Në kuadër të kësaj vizite, kryediplomati kosovar synon shtimin e njohjeve të reja, zgjerimin e përkrahjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Interpol si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale.

 

Vizita në kontinentin afrikan pason pas turneut diplomatik, që Ministri i Jashtëm Pacolli zhvilloi gjatë javës së kaluar në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe shtete të tjera të Evropës.

 

Foto Galeria