2420 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 22 June 2018
  • SHARE
  • PRINT

LIBERIA RIAFIRMON ZYRTARISHT MARRËDHËNIET BILATERALE ME KOSOVËN NËPËRMJET NJË DEKLARATE PËR SHTYP

PRISHTINË, 22 QERSHOR 2018 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton mediat vendore se Qeveria e Republikës së Liberisë nëpërmjet një deklarate zyrtare për media \"ka hedhur poshtë raportet në disa media ndërkombëtare dhe sociale për revokimin e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës\".

 

"....Liberia ishte njëri nga vendet e para, që njohu sovranitetin e Kosovës me 30 Maj 2008, pas shpalljes së deklaratës së Pavarësisë dhe mbetet e përkushtuar tek Deklarata e Përbashkët mbi Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike. Të dy vendet vazhdojnë të gëzojnë besim të ndërsjellë dhe miqësi", thuhet në deklaratën për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Liberisë, e cila mund të gjendet më poshtë.

 

Kjo deklaratë është një dëshmi bindëse kundër lajmeve të rreme dhe propagandës së egër dhe të vrazhdë serbe kundër Kosovës, ashtu siÇ u dëshmua me shtetin e Guinea Bissau, Ganën dhe vende të tjera.

 

http://mofa.gov.lr/public2/2press.php?news_id=3108&related=7&pg=sp&sub=44

Foto Galeria