2421 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 21 June 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministrin Dedaj ka pritur në takim stërnipin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Loris Castrioti

Prishtinë, 21 qershor 2018 - Ne kuadër të Vitit mbarëkombëtarë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj priti në takim stërnipin e heroit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Loris Castrioti i cili po qëndron për një vizitë në Republikën e Kosovës.

Zëvendësministri Dedaj i uroj mirëseardhje stërnipit të Skënderbeut në trojet e të parëve te tij dhe e njoftoj me zhvillimet në Kosovë. Loris Castrioti u shpreh i lumtur që gjendet në Kosovë në këtë vit historik dhe e gëzon fakti i progresit në Kosovë dhe konsolidimit të shtetit, lirisë dhe demokracisë për të cilën gjë janë bërë shumë sakrifica.

 

I shoqëruar nga zëvendësministri Dedaj ata bënë një shëtitje nëpër sheshin Shën Nëna Tereza dhe bën nderim pranë shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë.

 
 

Foto Galeria