2426 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 19 June 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli vizitë zyrtare në Austri, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave dhe anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare

Prishtinë, 19 Qershor 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka nisur turneun e tij diplomatik ndaj disa vendeve evropiane në përpjekje për të rritur mbështetjen për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe anëtarësimin e vendit në Organizata Ndërkombëtare.

Ndalesa e parë e kryediplomatit kosovar Pacolli ka qenë kryeqyteti austriak – Vjena, ku ai u prit në një takim nga homologia e tij austriake, ministrja e Austrisë për Çështje Evropiane dhe Punë të Jashtme, Karin Kneissel.

 

Në kuadër të këtij takimi dy-palësh është vlerësuar bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në mes dy vendeve, ndërsa është theksuar edhe miqësia historike në mes dy popujve.

 

“Ne, shikojmë përpara tek Presidenca austriake e Këshillit Evropian dhe rolin Tuaj, që të sillni Ballkanin Perëndimor brenda agjendës së BE-së; në veçanti në lidhje me liberalizimin e vizave dhe shpresojmë që BE-ja do të merr një vendim gjatë Presidencës Tuaj“, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.

 

Numri dy i Qeverisë ka vlerësuar faktin që shteti austriak është partner kryesor dhe njëri nga investitorët më të mëdhenj në vendin tonë, përderisa ka shprehur zotimin se prezenca ekonomike austriake në Kosovë është shumë e mirëpritur.

 

Në vazhdim, ai i ka shprehur mirënjohje të thellë homologes austriake për mbështetjen e deritanishme të anëtarësimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare, duke i kërkuar që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më tutje, në veçanti me anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

 

Pas vizitës dhe takimeve të nivelit të lartë në Austri, kryediplomati kosovar Pacolli do të vazhdojë vizitën e tij të parë zyrtare në Mbretërinë e Holandës dhe më pas me vizita tjera

 

Gjeni pamjet nga vizita e ministrit Pacolli në Austri:

 

https://youtu.be/4OcGRNtXjM4

 

Foto Galeria