2427 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 19 June 2018
  • SHARE
  • PRINT

Komunikatë për media

Prishtinë, 19 qershor 2018 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka pranuar me shqetësim lajmin e ndalimit të hyrjes në Serbi, filozofit dhe kritikut Shkelzen Maliqi, në kufirin e Merdarës me Kosovë, me ç’rast policia kufitare e Serbisë nuk i ofroi asnjë informacion apo arsye për veprimin e tyre.

 

Shkëzlen Maliqi i cili së bashku me grupin udhëtues do të ishin pjesëmarrës të një aktiviteti kulturor në Beograd, ku do të lansohej publikimi “20 Vjet Përtej/Preko/Beyond” si përmbledhje kronologjike e 20 viteve të bashkëpunimit kulturor ndërmjet akterëve kulturor nga Kosova dhe Serbia.

 

Duhet të theksojmë se aktivitetet e tilla kulturore janë kontribues të jashtëzakonshëm të vetëdijesimit ndër-shtetëror dhe ndër-shoqëror, dhe si të tilla do duhej të përkraheshin dhe nxiteshin dhe më shumë, dhe jo e kundërta të ndaloheshin në pjesëmarrje. Për më tepër, z. Maliqi është një nga publicistët e mirënjohur të rajonit, promovues i pajtimit dhe vlerave multikulturore në rajon.

 

Trajtimi që i është bërë z. Maliqit edhe njëherë dëshmon qasjen destruktive të Serbisë, e cila përpos që nuk është koherente me frymën e procesit të normalizimit ndërmjet dy shteteve, ajo vazhdon t’i injoroj politikat fondamentale dhe parimore të Bashkimit Evropian siç janë fqinjësia e mirë, e liria e lëvizjes.

 

Kërkojmë nga Serbia që t`i japin fund praktikave diskriminuese dhe trajtimeve johumane ndaj qytetarëve kosovarë, ashtu që të krijohet një mundësi dhe hapësirë e re bashkëpunuese për të gjithë ne pa dallim, e që gjithashtu të mund të kontribuonte në arritjen e normalizimit të plotë në mes të dy vendeve.

Foto Galeria