2428 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 19 June 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri i Jashtëm Berisha takoi kardinalin shqiptar Ernest Troshani

Firenze, Italy, 19 qershor 2018 – Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Anton Berisha në vizitën e tij në Firenza të Italisë, ka takuar kardinalin shqiptar, eminencen e tij, Ernest Simoni - Troshani.

 

Berisha në emër të qeverisë së Kosovës ka falënderuar kardinalin Troshani për pritjen dhe për kontributin e tij të jashtëzakonshëm të paraqitjes dhe dëshmisë se populli shqiptar është i dedikuar për paqe dhe mirësinë dhe se Kosova është duke ndërtuar një shtet në të cilin çdo qytetar i saj duhet ta gëzoj lirinë dhe të jetojë me dinjitet.

 

‘’Duke marrë pjesë në kremtimin e meshës nga ana e tij dhe lutjeve për popullin shqiptar dhe shtetin e Kosovës në tërësi, kardinali Troshani dëshmoi përkushtimin e tij për një të ardhme më të mirë për njeriun dhe respektimin e dinjitetit dhe lirisë së tij’’, tha zëvendësministri Berisha.

 

Kardinali Troshani në vitin 1963 u burgos nga regjimi komunist sepse kishte kremtuar meshën për shpirtin e presidentit amerikan, John Kennedy, dhe me pastaj ishte dënuar me vdekje, ku për 25 vjet do të qëndroi në burgjet komuniste deri ne vitet e ’90-ta kur kjo damell do të bie dhe Evropës por edhe shqiptarëve do te iu jepet mundësia për të parë dritën.

 

Foto Galeria