2434 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 05 June 2018
  • SHARE
  • PRINT

Nënshkruhen dy marrëveshje për pjesëmarrje në Programet e BE: “Evropa Kreative” dhe “Erasmus +”

Bruksel, 5 qershor 2018

 

Në një ceremoni në Komisionin Evropian në Bruksel u nënshkruan dy marrëveshje të reja në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

 

Komisioneri Tibor Navracsics dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Gashi nënshkruan marrëveshjen Evropa Kreative. Ndërsa me Ministrin për Arsim Shkencë dhe Teknologji, z. Shyqeri Bytyqi, Komisioneri Navracsics nënshkroi marrëveshjen Erasmus +. Pjesëmarrja e Kosovës në programin Erasmus + dhe Evropa Kreative do të forcojë më tej bashkëpunimin e ndërsjellë mes Kosovës dhe Bashkimit Evropiane në fushat e kulturës, arsimit, rinisë dhe sportit

 

Programi Evropa Kreative do të krijoj mundësi përfitimi dhe mbështetje për sektorët kulturorë dhe krijues të vendit tonë gjithashtu do të ndërtojë ura me vendet e tjera, duke krijuar hapësirë për njerëzit në kontaktet me njerëzit, bashkë-krijimin dhe mirëkuptimin reciprok.

 

Ndërsa pjesëmarrja në Erasmus + do të sjellë në Kosovë një bazë të barabartë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shtetet anëtare të BE-së në mbështetjen e politikave të tilla si Korniza Evropiane e Kualifikimeve, Eurydice, Europass dhe Euroguidance dhe platformat elektronike (përfshirë eTWinning dhe EPALE).

 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes kornizë në nëntor 2016 Kosovës i është mundësuar pjesëmarrja në Programe të BE-së . Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur katër programe për pjesëmarrje nga viti 2018. Këto përfshijnë progamet: COSME, Evropa Kreative, Erasmus+ dhe Evropa për Qytetarët.

Foto Galeria