2436 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 09 June 2018
  • SHARE
  • PRINT

Komunikatë për media

Prishtinë , 9 Qershor 2018 - Ministria e Punëve të Jashtme e ka pranuar me shqetësim të thellë dhe tronditje të rëndë lajmin trishtues për humjen e Presidentit të Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës dhe ish-futbollistit të dalluar, Fadil Vokrri.

 

MPJ vlerëson se Vokrri jo vetëm që la gjurmë të pashlyera historike në profesionin dhe të arrituat si sportist i dalluar, por ai me punën, angazhimin dhe përkushtimin e tij u shndërrua në forcë kryesore shtytëse për zhvillimin e futbollit në nivel kombëtarë dhe avansimin ndërkombëtarë nëpërmjet anëtarësimit të vendit tonë në FIFA dhe UEFA.

MPJ do të kujtojë gjithëherë rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm që Vokrri i dha vendit nëpërmjet Diplomacisë së Sportit, duke e forcuar subjektivitetin ndërkombëtarë të Kosovës dhe duke e promovuar shtetin e ri gjithandej nëpër botë.

Ministria e Punëve të Jashtme i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të të afërmëve të tij në këto momente të vështira.

Foto Galeria