2440 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 07 June 2018
  • SHARE
  • PRINT

Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Ambasador, Prenkaj pret në takim Ambasadoren e Ganës, pranon kopjen e Letrave Kredenciale

Prishtinë, 7 Qershor 2018 – Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, ambasadori, Albert Prenkaj, ka pritur në një takim në ambientet e Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadoren e Republikës së Ganës të akredituar në Republikën e Kosovës, Salma Frances Mancell-Egalla.

 

Në kuadër të këtij takimi, ambasadorja e Ganës ka dorëzuar një kopje të Letrave Kredenciale të Presidentit të këtij shteti, Nana Addo Dankëa AKUFO-ADDO, ndërkohë që është diskutuar mbi rritjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh në mes dy vendeve.

 
 

Foto Galeria