2444 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 05 June 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ish Kryeministri italian gjatë Luftës së Kosovës, Massimo D’Alema, viziton Prishtinën si mysafir i numrit dy të Qeverisë dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli

Prishtinë, 5 Qershor 2018 – Me ftesë të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ish Kryeministri italian i kohës së Luftës së Kosovës, Massimo D’Alema do të vizitojë nesër Kosovën.

 Në kuadër të kësaj vizite, D’Alema do të ketë takim me Zëvendëskryeministrin Pacolli, do të vizitojë Familjen Rugova, do të jetë mysafirë për iftar në Familjen Pacolli si dhe do të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit. 

Politikani dhe diplomati i shquar italian D’Alema njihet si njëri nga burrështetasit me karrierën më të gjatë në skenën politike italiane dhe ka qenë drejtues i njërës nga partitë kryesore të këtij vendi mik të Kosovës, ministër i jashtëm i saj dhe afro 30 vjet deputet në Parlament. 

Sot, ai është këshilltar i disa Qeverive të fuqishme ndërkombëtare. D’Alema njihet edhe për rreshtimin e vendit të tij – Italisë, anëtar i NATO-s, në favor të ndërhyrjes së armatosur në mbrojtje të Kosovës, duke vënë në dispozicion bazat ajrore të Italisë. 

Italia është njëri nga vendet me kontingjentin ushtarak më të madh në Kosovë që nga hyrja e forcave ndërkombëtare në vend në vitin 1999, dhe trupat e KFOR-it drejtohen rregullisht nga gjeneralë italianë. 

Trupat italiane gëzojnë reputacion të madh tek popullsia civile vendore dhe institucionet e Kosovës.

Foto Galeria