2445 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 01 June 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Berisha vizitoi Tivarin, diskutohet për bashkëpunim arsimor e kulturor me Kosovën

Prishtinë, 1 qershor 2018 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Tivarit të Malit të Zi, ku ka takuar arqipeshkvin, monsinjor Rrok Gjonlleshaj.

 

“Kënaqësi të vizitoj Arqipeshkvin e Tivarit që i ka rrënjët thellë në historinë tonë. Në një bisedë të ngrohtë me arqipeshkvin tonë, monsinjor Rrok Gjonlleshaj, diskutuam për tema të përgjithshme e të veçanta. U pajtova plotësisht me të se ne, pra edhe Qeveria e Kosovës, duhet të tregoj kujdes dhe të ndihmoj komunitetin tonë për të ruajtur vlerat historike, por edhe popullatën e mbetur atje”.

 

“I kam propozuar kryeministrit të shqyrtoj mundësitë e ndihmesës në fushën arsimore, sportive e kulturore e dhe besoj që do të jemi konkret”, ka thënë Berisha.

Foto Galeria