2446 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 01 June 2018
  • SHARE
  • PRINT

Kosova dhe Shqipëria diskutojnë mbi vazhdimin e hapjes së Konsullatave të Përbashkëta dhe ofrimit të Shërbimit Konsullor

Prishtinë, 1 Qershor 2018 – Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Fitim Sadiku, ka pritur sot në një takim pune homologun e tij nga Shqipëria, Sekretarin e Përgjithshëm, Ambasador, Gazmend Barbullushi.

 

 Në kuadër të këtij takimi të nivelit të lartë nga të dyja vendet u diskutuan çështje të interesit të përbashkët, me një fokusim të veçantë në ato që prekin funksionalizimin e Konsullatave të Përbashkëta si dhe lehtësimit të Shërbimeve Konsullore për shtetasit e të dyja vendeve. 

Në këtë drejtim, u shtruan ide për ofrimin e Shërbimeve Konsullore në hapësira të ndryshme gjeografike, respektivisht në shtete, ku njëri nga dy vendet nuk ka përfaqësim diplomatik. 

Para pak kohësh Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, kishte ngritur idenë e blerjes së objekteve të përbashkëta në qendra të rëndësishme politike botërore, çështje kjo që u theksua në margjina të këtij takimi edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ambasador Barbullushi dhe që u pranua me interes të veçantë edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Sadiku. 

Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit në mes të dyja Ministrive respektive sot kanë disa Konsullata të Përbashkëta.

Foto Galeria