2448 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 30 May 2018
  • SHARE
  • PRINT

Deklaratë për media

Prishtinë, 30 Maj, 2018 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është e shqetësuar me ndalesën e artistëve dhe të rinjve nga Kosova nga ana e autoriteteve të Serbisë në pikën kufitare në mes Republikës së Kosovës dhe të Serbisë në Merdare dhe keqtrajtimin e tyre nga policia e Serbisë.

 

 Pengimi i tyre, që të udhëtojnë në Beograd dhe të marrin pjesë në aktivitetin tradicional “Mirëdita, Dobar Dan”, dhe i vet kësaj ngjarje kulturore nga autoritetet e qytetit të Beogradit, janë në kundërshtim me politikën e normalizimit të marrëdhënieve dhe të ndërtimit të marrëdhënieve europiane në mes të Kosovës dhe Serbisë. 

Ministria e Punëve të Jashtme do ta adresojë këtë çështje nëpërmjet kanaleve diplomatike.

Foto Galeria