2449 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 29 May 2018
  • SHARE
  • PRINT

Reagim i Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me njohjen nga Republika e Guinea-Bissau-t

Prishtinë, 29 Maj 2018 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar zyrtarisht Notën Verbale nga Ambasada e Republikës së Guinea-Bissau-t në Bruksel, që mban datën 24 Janar 2018 nëpërmjet të cilës është ri-konfirmuar njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, vendim ky që ishte marrë nga ish-Presidenti i këtij shteti, Sh.T.Z. Malam Bacai Sanhá, me datën 10 Janar, 2011.

 

 Ky ishte konfirmim zyrtar i Notës Verbale tek Institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet kanaleve diplomatike. 

Ministria e Punëve të Jashtme e ka shpërndarë të njëjtin dokument tek mediat vendore me 2 Shkurt, 2018 andaj çdo rënie pre e fushatës së egër propagandistike dhe të lajmeve të rreme serb është e papranueshme, joprofesionale dhe në kundërshtim me interesin nacional të vendit për të forcuar subjektivitetin dhe integrimin ndërkombëtarë. 

Bashkëlidhur, e gjeni Notën Verbale zyrtare.

 

Foto Galeria