2451 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 29 May 2018
  • SHARE
  • PRINT

Sqarim nga Ministria e Punëve të Jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme e vlerëson si tendecioze, të shtrembëruar dhe të pavërtetë raportimin e sotshëm të disa portaleve vendore se kinse “Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, i ka siguruar bashkëshortes së tij, Maria, mbështetje nga tri ministri për të organizuar pjesëmarrjen e një ekipi nga Kosova në bienalen e Venedikut”.

 

Ministria e Punëve të Jashtme ka bashkëpunuar dhe mbështetur në organizimin e ekspozitës “Urbanizmi i ri dhe bashkëjetesa kulturore në Kosovë”, në hapësirat e Qendrës Kulturore Evropiane në Venecia, si aktivitet ky në margjina të Bienales së Arkitekturës në Venecia dhe që kishte për qëllim promovimin e vlerave dhe imazhit të vendit tonë në marrëdhënie me jashtë, por nuk ka ndarë mjete financiare në lidhje me këtë ngjarje.

Andaj, pretendimet dashakeqëse për t’i dhënë drejtim të kundërt qëllimit të mirë dhe të pastër aktiviteteve dhe angazhimit vullnetar të bashkëshortes së Ministrit për promovimin e imazhit të vendit tonë mbeten të papranueshme.

Foto Galeria