2452 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 27 May 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli: Mirëpres përfaqësimin diplomatik të Kosovës në Chad dhe Liberi

Prishtinë, 27 Maj 2018 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, ka mirëpritur zgjerimin e përfaqësimit diplomatik të Republikës së Kosovës në kontinentin afrikan, me akreditimin jo-rezident të Ambasadorit të Republikës së Kosovës nga Senegali në këto dy shtete.

 

 “Kosova sot është prezente dhe aktive me përfaqësim diplomatik në kontinentin afrikan si asnjëherë më parë. Me propozimin tonë javën e kaluar është aprovuar themelimi i Ambasadës së dytë në afrikë, e cila do të jetë në lindje të këtij kontinenti – Tanzani. Shtrirja jonë e përfaqësimit diplomatik u zgjerua edhe në Afrikën Qëndrore dhe atë Perendimore me akreditimin e Ambasadorit tonë jo-rezident në Republikën e Chadit dhe Republikën e Liberisë”, ka thënë kryediplomati kosovar. 

Zgjerimi i përfaqësimit dhe prezencës diplomatike të Republikës së Kosovës ka qenë njëri nga prioritetet kryesore të Ministrit të Jashtëm, z.Pacolli, që nga fillimi i mandatit të tij. 

Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me shumicën dërmuese të shteteve që e kanë njohur si shtet i pavarur dhe sovran.

Foto Galeria