2457 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 22 May 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendës ministri Berisha viziton Vatikanin

Vatikan, 22 maj 2018 – Në kuadër të delegacionit të udhëhequr nga kryeministri, Ramush Haradinaj, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, ambasador Anton Berisha ka qëndruar për një vizitë zyrtare në shtetin e Vatikanit.

Me këtë rast, delegacionin e Kosovës me në krye të parin e Qeverisë, Ramush Haradinaj, e ka pritur sekretari i Shtetit të Vatikanit, Eminenca e Tij, kardinali Pietro Parolini.

Në takim, ndër të tjera u potencua se Selia e Shenjtë dhe Republika e Kosovës kanë vënë raporte të ndërsjella, dhe hap pas hapi do të vazhdojnë avansimin e tyre. Sipas zëvendës ministrit Berisha, ky takim tregoi përkushtimin e Kosovës për rrugën e saj në bashkimin e plotë në familjen evropiane.

Foto Galeria