2458 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 22 May 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli vlerëson lartë rolin e Çekisë për Kosovën

Prishtinë, 22 maj 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në takim një delegacion nga Republika e Çekisë, të kryesuar nga Zëvendësministri i ri dhe Drejtor i Departamentit të Evropës Jugore dhe Juglindore të MPJ-së çeke, ambasadorin Martin Kosatka.

 

 Në takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe forcimin e raporteve të mëtejme ndërmjet dy vendeve. 

Me këtë rast, delegacioni çek ka rikonfirmuar përkrahjen e Republikës së Çekisë për perspektivën dhe integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian. 

Ndërkohë, ministri Pacolli i ka vlerësuar lartë raportet ndërmjet dy shteteve, si dhe ka falënderuar shtetin çek për përkrahjen, sidomos si anëtare e grupit të shteteve të Vishegradit, për përfshirjen e barabartë të Kosovës në punimet e ministerialit të vendeve të Procesit të Vishegradit që u mbajt në Greqi. 

Në këtë takim, delegacioni çek ka njoftuar po ashtu se së shpejti, Republika e Çekisë do të emërojë të ngarkuarin me punë në Ambasadën e këtij shteti në Kosovë.

 

Foto Galeria