2460 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 17 May 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Hoti në Çikago, prezantohen prodhimet e Kosovës

Çikago,17 maj 2018 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Besnik Hoti i shoqëruar nga Daniel Shure dhe Michael Schmitt nga Oda Ekonomike Amerikë-Izrael, dhe përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Mamut Skenderi, Skënder Karaçica, Lirie Mehmeti dhe Ria Ismajli, vizituan disa nga qendrat e biznesit ndërkombëtar dhe zyrën e Kryebashkiakut të Çikagos, Rahm Emanuel.

 

 Gjatë vizitës zyrtare, ministri Hoti u prit nga drejtori i zhvillimit në botën e biznesit ndërkombëtar në Çikago, Tom Bartkoski. Në këtë takim u diskutuan projekte nga fusha ndërkombëtare e biznesit dhe e politikave të investimeve ndërkombëtare. Me këtë rast, Hoti prezentoi disa nga prodhimet e Kooperativës Bujqësore Krusha të Rahovecit, prodhime këto të grave shqiptare të kësaj ane. 

Në agjendën e zëvendësministrit Hoti ishte edhe vizita në 1871- Qendra e Çikagos për Teknologji dhe Sipërmarrje, ku u njoftuar për së afërmi për proceset e zhvillimit të përvojave dhe të inovacioneve të reja shkencore dhe të dijes në fushën e të bërit biznes. 

Hoti u takua edhe me Lisa Kohnke, drejtoreshë e partneritetit strategjik dhe zyra e punëve ndërkombëtare. Ndërkohë, u ka bërë thirrje Odës Ekonomike Amerikë-Izrael të vizitojnë Republikën e Kosovës.

 

Foto Galeria