2464 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 May 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendës-ministrja Vuniqi takon përfaqësues të Dubai Expo 2020, mirëpret mundësinë që Kosova të merr pjesë në këtë ngjarje botëore

Dubai, 13 Maj 2018 - Dje në Dubai, Zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, znj. Rejhan Vuniqi, zhvilloi një takim me, znj. Manuela Pascal, përfaqësuese e Dubai Expo 2020.

 

 Në kuadër të tij takimi, Zëvendës-ministrja Vuniqi, e ka mirëpritur dhe vlerësuar lart mundësinë, që Kosova të merr pjesë në këtë ngjarje të madhe me karakter global, ku deri tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 175 shtete të botës. 

Nga ana tjetër, znj. Pascal, prezantoi në detaje projektin e Expo 2020 dhe mundësitë që ofron ky aktivitet për promovimin e Kosovës. 

Expo 2020, pritet të ketë rreth 25 milion vizitorë, e që konsiderohet ngjarja më e madhe këtij lloji në Lindjen e Mesme. Nga numri i përgjithshëm i vizitorëve, 75 për qind pritet të jenë nga shtetet të ndryshme të botës, ndërsa 25 për qind vendor. 

“Pjesëmarrja e vendit tonë në Expo 2020 do të ishte një mundësi e mirë që të promovohen potencialet që ofron Kosova për investime në të gjithë sektorët, por edhe në vetë promovimin ndërkombëtarë të shtetit tonë të ri”, ka thënë Zëvendës-ministrja Vuniqi. 

Zëvendës-ministrja Vuniqi, merret intenzivisht me Diplomacinë Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

 

Foto Galeria