2467 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 10 May 2018
  • SHARE
  • PRINT

Hapet Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe

Abu Dhabi, 10 Maj 2018 – Me anë të një ceremonie zyrtare dhe me praninë edhe të përfaqësuesve nga shteti pritës, sot është bërë hapja zyrtare e Ambasadës së Republikës së Kosovës në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi.

 

 Hapja zyrtare u bë nga Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli si dhe përfaqësuesit respektiv nga institucionet vendore. 

“Sot, bëmë hapjen zyrtare të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi. Në prerjen e shiritit prezent ishte Presidenti i Republikës së Kosovës dhe eksponentë tjerë nga qeveria e EBA-së. Ambasada e Republikës në EBA është e para në shtetet e golfit, që paraqesin një fuqi shumë të madhe ekonomike. Emiratet e Bashkuara ishin shteti i parë arab që e njohu Kosovën, shtet që mori pjesë në aksionin e post konfliktit në Kosovë, për një kohë ishte pjesë e KFOR-it. Emiratet e Bashkuara ndërtuan infrastrukturën aeroportuale në Kukës për të iu dalë në ndihmë të dëbuarve nga Kosova. Emiratet e Bashkuara kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe ekonomikisht, duke ndërtuar shkolla, spitale dhe duke renovuar edhe objektet e kultit”, ka deklaruar kryediplomati kosovar, Pacolli. 

Republika e Kosovës do të vazhdojë me hapjen e Ambasadave dhe zgjerimin e rrjetit të përfaqësimit diplomatik të vendit tonë edhe në shtete të tjera.

 

Foto Galeria