2474 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 04 May 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Dedaj priti ambasadorin e San Marinos, Stefano Stolfi

Prishtinë, 4 maj 2018 - Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj priti në një takim, ambasador Jo rezident të Republikës së San Marinos, Stefano Stolfi.

 

 Zëvendësministri Dedaj falënderoj ambasadorin Stolfi për atë se San Marino ka qenë ndër vendet e para e cila ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së San Marinos mbetet prioritet i diplomacisë dhe institucioneve të vendeve tona mike. 

Dedaj ritheksoj se procesi i njohjes se Republikës së Kosovës është një fakt dhe e drejtë e dëshmuar edhe në GJND dhe se ky proces duhet të përmbyllet edhe nga pesë vendet tjera të Bashkimit Evropian duke përfshirë edhe Vatikanin si dhe të gjitha vendet e botës. 

Ambasadori i San Marinos Stefano Stolfi ritheksoj nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe miqësisë mes San Marinos dhe Kosovës.

Foto Galeria