2481 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 28 April 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli e vlerëson të papranueshëm arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës nga komuniteti serb, pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Prishtinë, 28 Prill 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, e ka vlerësuar si plotësisht të papranueshme arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës nga komuniteti serb, Millosh Shoshiq, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e vlerësuar si një sjellje kundër vlerave evropiane, e cila ka për qëllim ngjalljen e frikës dhe shtimin e presionit për mos integrimin e tyre në jetën institucionale dhe shoqërore të Kosovës.

 

 “I papranueshëm arrestimi i shtetasit të Kosovës, Milosh Shoshiq, i cili është njëherit edhe pjesëtarë i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Kjo sjellje e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës nga komuniteti serb ka për qëllim ngjalljen e frikës dhe shtimin e presionit për mos integrimin e tyre në jetën institucionale dhe shoqërore të Kosovës. Do të veprojmë në bashkëpunim me partnerët tanë dhe do protestojmë tek Bashkimi Evropian si lehtësues i dialogut për të ndërmarrë veprime të nevojshme, që të ndalin sjelljen anti-Evropiane të Serbisë. Komuniteti serb në Kosovë është pjesë e shoqërisë dhe jetës institucionale dhe jemi krenar me djemtë dhe vajzat e të gjitha komuniteteve, që shërbejnë në FSK, Polici dhe sferat e tjera institucionale. Asnjë presion i tillë si ky nuk do të na ndalin të punojmë për një jetë më të mirë për të gjithë në Kosovë. Fatkeqësisht, rasti i fundit tregon se Serbia nuk është e interesuar për mirëqenien e serbëve në Kosovë, por për instrumentalizimin e tyre politik”, ka thënë kryediplomati Kosovar, Pacolli.

Foto Galeria