2484 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 26 April 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i jashtëm Pacolli do të flasë në panelin kushtuar financimit të terrorizmit, për punën e Kosovës në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Paris, 26 Prill 2018 - Ka filluar punimet në Paris Konferenca Ndërkombëtare e nivelit të lartë “Jo para për terrorin”, me pjesëmarrjen e 80 delegacioneve kryesuar nga ministra të brendshëm, të jashtëm, të drejtësisë, ekspertë me renome botërore si dhe organizatave ndërkombëtare sipas një nisme të Presidentit francez Makron.

 

 Vijon në Paris punimet Konferenca e nivelit të lartë “Jo para për terrorin”, me praninë e 5 ministrave francezë. Në mbrëmje Konferencës do t’i drejtohet nismëtari i saj, Presidenti Emanuel Makron. 

Në kryesimin e paneleve të ndryshme tematike do të jenë ministra të rëndësishëm francezë si ai i Brendshëm, i Jashtëm, i Drejtësisë, Financës, etj. 

Dy ministrat e Kosovës, numri dy i ekzekutivit dhe ministër i jashtëm, Behgjet Pacolli dhe ministri i brendshëm do t’u drejtohen dy paneleve me tema të ndryshme me praninë e homologëve të tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë. 

Pjesëmarrësve në fund të punimeve do t’i drejtohet dhe Presidenti francez, Emanuel Makron. 

Franca, vend i rëndësishëm në Aleancën Botërore kundër terrorit është nga vendet europiane më të prekura nga kërcënimet terroriste dhe kjo Konferencë synon të konsolidojë këtë Aleancë me mjete dhe instrumente të tjera efektive të luftës. 

Kosova, që i ka kontribuar Koalicionit Global kundër Terrorizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, synon të krijojë mbështetje për kërkesën e saj për anëtarësim në Interpol, dhe të ndërtojë bashkëpunim dhe miqësi të reja në të gjithë anët e globit. 

Gjatë qëndrimit në mjediset e konferencës, ministri i jashtëm Pacolli dhe ministri i brendshëm Gashi janë takuar me ministrin e jashtëm të Jemenit, me ministrin e brendshëm të Singaporit, me përfaqësues të lartë diplomatik kinezë, etj. Takimet e delegacionit vazhdojnë.

 

Foto Galeria