2489 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 24 April 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli dënon sulmin në Kanada, ku humbën jetën 10 dhe u plagosën 15 persona

Prishtinë, 24 prill 2018 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dënon sulmin, që sipas raportimeve, dje në Toronto të Kanadasë, një furgon ka shtypur në trotuar kalimtarët, duke vrarë 10 dhe plagosur 15 persona.

 

“Jam i tronditur, shpreh keqardhjen time të thellë dhe e dënoj ashpër sulmin e djeshëm në Toronto. Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe Qeverinë kanadeze dhe shërim të shpejtë për të plagosurit. Qëndrojmë pranë popullit dhe Qeverisë kanadeze në këto çaste të vështira”, ka thënë ministri Pacolli.

Foto Galeria