2493 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 22 April 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli dënon sulmin vetëvrasës në Kabul që raportohet se mori jetën e më shumë se 31 personave

Prishtinë, 22 Prill 2018 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme ka dënuar sulmin, që sipas raportimeve të para ishte vetëvrasës, në një qendër Qendër Regjistrimi të Votuesve në kryeqytetin e Afganistanit – Kabul, i cili mori jetën e më shumë se 31 personave dhe la të plagusur më shumë se 50 të tjerë.

 

“Jam i trishtuar dhe e dënoj me fjalët më të ashpra sulmin vetëvrasës ndaj turmës së njerëzve, përderisa ata po prisnin për tu regjistruar për votim, sulm ky, që sipas raportimeve të para mori jetën e më shumë se 31 njerëzve dhe la të plagosur më shumë se 50 të tjerë. Familjarëve të viktimave i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të plagosurve shërbim sa më të shpejtë. Ky ishte një sulm kundër vendosjes së Demokracisë, si vlerë e çmueshme e qeverisjes përmes votës së lirë. Kosova mbetet e vendosur në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit dhe do të punojë fuqishëm me shtetet aleate dhe partnere për ta parandaluar të keqen kudo dhe ndaj kujdo që ajo mund të ndodh”, ka thënë Ministri Pacolli.

Foto Galeria