2506 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 15 April 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri i Jashtëm Gjergj Dedaj nderohet nga Arbëreshët

Kalabri, 15 prill 2018 - Zëvendësministri i Jashtëm Gjergj Dedaj, i cili po qëndron për një vizitë pune në disa vendbanime arbëreshe të Kalabrisë, ka takuar kryetarët e komunave arbëreshe të Frasnit, Civita, Janina si dhe kishte një takim të përzemërt me At Antonio Bellushi, klerik, humanist, letrare dhe atdhetarë i shquar.

 

 Zëvendësministri Dedaj mori pjesë edhe në një konventë të organizuar në Civita përkitazi me dëshmitë e reja të ardhjes dhe prezencës së Arbëresheve në Itali, vizitoi Kolegjin Adriano në Shen Miter dhe vendlindjen e rilindasit të shquar Jeronim De Rada. 

Dedaj mori pjesë edhe në festën tradicionale në Janina si dhe në fund të kësaj vizite u nderua në shenjë falënderimi nga kryetari i komunës Frasnit, Capetano.

 

Foto Galeria