2508 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 14 April 2018
  • SHARE
  • PRINT

Deklaratë për media

Prishtinë, 14 Prill 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z.Behgjet Pacolli, mbështet intervenimin e shteteve aleate të Republikës së Kosovës në Siri kundër regjimit të Presidentit, Bashar al-Assadi, i cili erdhi si rezultat i sulmit të dyshuar me armë kimike në qytetin sirian Douma, dhe që la të vdekur në mënyrën më ç’njerëzore dhjetëra civil të pafajshëm.

 

 “Kosova mbështet dhe rreshtohet fuqishëm me veprimet e ndërmarra nga aleatët strategjik të vendit tonë - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca në Siri. Përdorimi i armëve kimike është i papranushëm. Ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari, që kjo ngjarje mos të përsëritet asnjëherë”, ka thënë kryediplomati kosovar.

Foto Galeria