2509 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 April 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri i Jashtëm Besnik Hoti priti në takim një delegacion nga Ambasada franceze në Prishtinë

Prishtinë, 13 prill 2018 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Besnik Hoti i shoqëruar nga zyrtarja e lartë në Ministrinë e Jashtme, Aromë Demiri, kanë pritur në takim një delegacion nga Ambasada franceze në Kosovë.

 

 Qëllimi i takimit me delegacionin francez të kryesuar nga Joseph Giustiniani, Atashe për Bashkëpunim, ishte lidhur me dakordimin konsultativ rreth ligjëratës së Frédéric Charillon e cila do të mbahet me datën 17 prill me temën, ‘’Politika e Jashtme, Diplomacia e re e presidentit, Emmanuel Macron’’ e që do të mbahet me fillim në ora 15:00.

Foto Galeria