2512 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 12 April 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri i Jashtëm Gjergj Dedaj takoi deputetin e Parlamentit Evropian, Hans Van Baalen

Prishitnë, 12 Prill 2018 – Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Bruksel ka takuar Presidentin e ALDE dhe njëherësh deputet në Parlamentit Evropian, Hans Van Baalen.

 

 Zëvendësministri Dedaj njoftoj deputetit evropian me zhvillimet në Kosovë dhe nevojën urgjente të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës si dhe perspektivën e qartë evropiane të Kosovës dhe të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian. 

Dedaj kërkoj nga Presidenti Hans Van Baalen që ALDE si çdo herë të jetë kampione e mbështetjes së proceseve të Kosovës duke përfshirë lëvizjen e lirë dhe integrimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

Foto Galeria